Get Ready For Migrant Trail Race "Fushe Arrez - Puke"
9-10 / Gusht / 2025

Gjeni Shtegun që ju Përshtatet Më së Miri

Eventi më i madh shqiptar i vrapimit në bashkine me te vogel malore Fushe Arrëz, ju vjen ju, me shumë surpriza te bukura ! A do ta humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë?

Kreshta e Dardhës

Fillon nga qëndra e bashkisë “Fushë Arrëz” dhe kalon përmes fshatit të Fushë Arrëzit, vijon përgjatë shtegut të Pishave, drejt malit të “Krabit”, fshati “Micoj”, fshati “Lumëardh”, vijon drejt “Kisha Shën Rrokut”, lugina e “Prrezit”, kreshta “Laku i Ballshit”, shkon drejt stanit të “Dardhës”, kthehet tek stani ”Brahajve”, fshati “Orosh”, “Ujëvara Kryeziut” , fshati “Kryezi”, “Kisha Shën Rrokut”, duke u kthyer përgjtatë kreshtës në qëndër të bashkisë “Fushë Arrëz”.
103 km

Shtegu kaprollave

Fillon nga qëndra e bashkisë “Fushë Arrëz” dhe kalon përmes fshatit të Fushë Arrëzit, vijon përgjatë shtegut të Pishave, drejt malit të “Krabit”, fshati “Micoj”, fshati “Lumëardh”, vijon drejt “Kisha Shën Rrokut”, lugina e “Prrezit”, kreshta “Laku i Ballshit”, shkon drejt stanit të “Dardhës”, kthehet tek stani ”Brahajve”, fshati “Orosh”, “Ujëvara Kryeziut” , fshati “Kryezi”, “Kisha Shën Rrokut”, duke u kthyer përgjtatë kreshtës në qëndër të bashkisë “Fushë Arrëz”.
61 km

Ujvara Kryeziut

Fillon nga qëndra e bashkisë “Fushë Arrëz”, kalon përms fshatit të Fushë Arrëzit, vijon përgjatë shtegut të pishave, drejt malit të “Krabit”, fshati “Micoj”, fshati “Lumëardh”, vijon drejt “Kisha Shën Rrokut”, lugina e “Prrezit”, fshati “Orosh” , “Ujëvara Kryeziut” , fshati “Kryezi”, “Kisha Shën Rrokut”, duke u kthyer përgjtate kreshtës në qendër të bashkisë “Fushë Arrëz”.
40 KM

Shtegu i pishave

Fillon nga qëndra e bashkisë “Fushë Arrëz”, kalon përmEs fshatit të Fushë Arrëzit, vijon përgjatë shtegut të Pishave, drejt malit të “Krabit”, fshati “Micoj”, fshati “Lumëardh”, vijon drejt “Kisha Shën Rrokut” duke u kthyer përgjatë kreshtës në qëndër të bashkisë “Fushë Arrëz”.
21 KM

Lumi
Micoj

Fillon nga qëndra e bashkisë “Fushë Arrëz”, ndjek rrjedhën e lumit “Micoj”, vijon përmes pishave, kalon pranë fshatit “Lumëardh”, vijon drejt “Kisha Shën Rrokut” duke u kthyer përgjatë kreshtës në qëndër të bashkisë “Fushë Arrëz”.
10 KM

Still to go for the Fushe Arrez - Puke Race...

Days
Hours
Min
Sec

Misioni ynë

Pak fjalë rreth nesh

Ky projekt ndërkombëtar, International Ultra Trail Maratona e Shtegut të Emigrantëve “Fushë Arrëz” – Pukë, synon të zhvillojë një aktivitet të përbashkët kulturor sportiv midis shoqatës sportive “Maraton Albania” dhe bashkisë qytetit malor “Fushë Arrëz” – Pukë, si pjesë e qarkut Shkodër që përshkohet nga një teren tërësisht malor i pyllëzuar me pisha, bredha, lisa me burime të shumta ujore, Kjo garë është pagëzuar me emrin “Migrant Utra Trail Maratona ‘Fushë Arrëz’ – Pukë”.
Ky projekt mbështetet nga Federata Shqiptare e Atletikës, Ministria e Kulturës dhe Sporteve, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe të gjitha klubet dhe shoqatat sportive me profil të njëjtë aktiviteti në Shqipëri dhe jashtë saj.

Çfarë përfaqëson Utra Trail Maratona Emigrantëve “Fushë Arrëz – Pukë”?

Ultra Trail Maratona të Emigrantëve “Fushë Arrëz – Pukë” është një projekt bashkëpunues kulturor dhe sportiv i organizuar nga shoqata sportive “Maraton Albania” në partneritet me bashkinë e qytetit malor “Fushë Arrëz”, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Pukë. Këto qytete me teren terësisht malor, me një numur të vogël popullsise por me një shtrirje teritoriale shumë të madhe, janë pjesë qarkut Shkodër.
Qëllimi i kësaj iniciative është të organizojë Ultra Trail Maratonën e Emigrantëve “Fushë Arrëz – Pukë”.
Maratona do të ndjekë itinerarin brënda shtrirjes teritoriale të bashkisë Fushë-Arrëz – Pukë dhe do të përfshijë disa kategori garash, duke përfshirë një mini-maratonë (11 km), gjysmë-maratonë 21 km dhe distanca klasike ultra trail maratonë prej 40 km, 60 km dhe 100 km.

Main Partners